Auron Tare publikon gurin e mistershëm gjetur në Sarandë

25/12/1713:12

Shperndaje:


 Auron Tare ka publikuar sot një gur me një mbishkrim, të cilin ai thotë se e ka zbuluar ne Sarande vite me pare gjate punimeve per ujesjellesin ne zonen e godines se vjeter te Muzeumit Etnografik.
Guri ishte mbuluar nga balta dhe e demtuar nga eskavatori qe hapte kanalin u la ne kanal per dite te tera deri sa rastesisht ma zune syte, thotë Auron Tare.
Auron Tare mendon se ky gur, i lare dhe pastruar duhet te gjendet ne fondin e Muzeumit te Sarandes.
Ky mbishkrim, sipas Auron Tare i shqiperuar si Fanos, Prifti i Shen Gjergjit, eshte nje stele varri me shume mundesi nga nekropoli i Onhesmusit antik duhet te jete diku ne shek e IV p.k sipas stilit te germave te perdorura.
Nje mbishkrim shume i rendesishem i cili ben fjale per nje Kishe me shume mundesi e vendosur diku ku eshte qendra e qytetit sot dedikuar Shen Gjergjit, përfundon Auron Tare në postimin e tij.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.