Auron Tare: Nëse ka ndërtime UNESCO mund të heqë statusin e Butrintit

17/10/1719:02

Shperndaje:


Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint, që ditë më parë ku Report TV ka denoncuar një rast ndërtimi brenda parkut Arkeologjik të Butrintit.  Kjo ishte një tematikë, e cila rrëmbeu vëmendjen e shumë medieve dhe padyshim u bë një nga temat më të diskutueshme.Tare ka theksuar se një veprim i tillë ne këtë park do të shërbente si një precedent i rrëzikshëm për monumentet e mbrojtura dhe kjo çon në shkatërrimin e pasurive kombëtare, që janë të mbrojtura nga UNESCO. I pyetur se çfarë qëndrimi mban UNESCO nëse situata tensionohet, Tare thekson se nëse ndodh një gjë e tillë, merret vendimi për të hequr statusin si zonë e mbrojtur nga ky institucion. “Butrinti është futur në UNESCO në vitin 1992, kjo u bë nga një plan menaxhimi në një bashkëpunim shumë të suksesshme. Pse qytetet tona kanë ndryshuar në një pikë jo të mirë gjatë këtyre viteve. Kjo ka ndodhur pasi nuk ka pasur një plan manaxhimi”-thotë Auron Tare
Ndërkohë Report TV ka bërë edhe matjet në vendin ku po ndërtohet se ka konstatuar se sipërfaqja ku ndërtohet është shumë më e madhe e madhe nga sa është parashkruar në kontratë
VIDEO Kliko për ta parë në youtube https://www.youtube.com/watch?v=0BLinNMs_JA  

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.