Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

05/10/2517:38

Shperndaje:

Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë. 

 

Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ekspertët e xhenios dyshojnë se janë përdorur rreth 800 gramë eksploziv tritol, i vendosur poshtë automjetit tip “Toyota” në pronësi të Isuf Jaçaj, 58 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

 

Atentati në Sarandë 800 gram tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

 

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë kryer me telekomandë, në momentin kur viktima sapo ishte futur në makinë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:48, në lagjen nr. 3 të Sarandës, vetëm pak metra larg vendit ku para tre muajsh iu hodh në erë makina djalit të Jaçaj. Kjo përputhje ka ngritur dyshime te autoritetet për një zinxhir ngjarjesh të ndërlidhura.

 

 

Shpërthimi tronditi Sarandën, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. 

 

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ndërsa gjatë natës erdhën nga Tirana ekspertë kriminalistikë dhe të xhenios. Ndërkohë, janë sekuentruar kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit dhe zbulimin e autorëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.