Artizanët rikthehen në Bulevard/ Gurma: Të mbajmë gjallë traditën


Startoi edicioni i 8-te i Panairit te Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore, organizuar nga Agjencia AJMMI dhe i mbeshtetur nga Bashkia e Sarandes. Eventi shtrihet pergjate tri diteve: 22-23-24 Gusht 2019 .
Ne 60 pavionet e Panairit u ekspozuan produkte tradicionale te dores realizuar nga mjeshtra artizane qe vinin ne kete edicion nga treva te ndryshme te Shqiperise si SHKODRA, KORCA, KUKESI, etj, si dhe nga PRIZRENI PRISHTINA, MITROVICA, MAQEDONIA e Veriut, etj,.
Shiritin e ketij edicioni te ri, e preu Kryetari i Bashkise Sarande, Adrian Gurma, ne cilesine e Presidentit te Panairit “SARANDA-2019 ‘.
I shoqeruar nga zv.kryetaret e Bashkise, Ramiz Hysi e Jorgo Mitro si dhe nga drejtori ekzekutiv i AJMMI-t, Shkelqim Hajno e stafi i tij.
Kryebashkiaku Adrian Gurma kaloi ne pavionet e Panairit, u njoh me prurjet e ketij edicioni, shkembu ide dhe sugjerime me artizanet per kurorezimin edhe me te mire ne te ardhmen te ketij eventi te rendesishem kulturor tradicional organizuar ne pikun e sezonit turistik ne qytetin bregdetar.
Ai i uroi pjesemarresit qe u bene pjese e Panairit, disa prej te cileve per here te pare.
Ne diten e dyte te tij Panairi (23.08.2019) AJMMI dhe Presidenti i Panairit z.Gurma, procedojne ne oren 10.00 me takim tradicional promocional te eventit ne GRAND Hotel, me shperndarjen e Certifikatave per pjesemarresit, Cnimet e Panairit si dhe me ceremonine e prerjes se tortes simbolike “PANAIR SARANDA 2019”.
Ne nmbremjen e neserme (24.08.2019) mijera frekuentues shqiptare dhe te huaj do te mund te vizitojne pavionet e Panairit ne Sheshin e Limanit, Sarande.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë
Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore
Lexoni më shumë