Arsyet pse Bashkia Sarandë deshtoi në “ndarjen e bagëtive nga turizmi”

02/03/1820:17

Shperndaje:


5 muaj më parë nëpërmjet fb Bashkia Sarandë lëshoi një ultimatum, sa qesharak aq edhe makaber: Shitni bagëtitë ose do t`ua therim !
Kjo ishte pak a shumë ajo që përcillej në ultimatumin e bashkisë, madje përcaktohet edhe se cfare do të bëhej me mishin, lëkurët dhe të përbrendshmet.
Kur kanë kaluar disa muaj nga ky ultimatum, bashkia Sarande shmanget përditë, me gjithe insistimin prej më shumë se 2 javë të Saranda Web, për të dhënë sqarime për punën e bërë për largimin e bagëtive nga qendrat e banuara në Sarandë dhe Ksamil.
Në fb e bashkisë Sarandë është publikuar një rast kur një banori në Ksamil iu mor lopa e vetme dhe iu cua në thertore. Por nga informacione të Saranda Web dhe denoncime të ardhura në faqen tonë, ky veprim është bërë ndaj këtij banori si një hakmarrje primitive për një zënkë të mëparshme që ky person ka patur me punonjës të administratës së bashkisë.
Informacioni bëhet akoma edhe më shumë i besueshëm, kur shikojmë kope me dhi,  lopë dhe derra të shëtisin dhe kullosin në qendrat e Ksamilit dhe Sarandës dhe nga ana e bashkisë ka vetëm 1 rast veprimi në zbatim të urdhrit për largimin e bagëtive nga qendrat turistike dhe urbane.
Sipas një informaciuoni të ardhur në Saranda Web, një pjesë e madhe e administratës së bashkisë mbarështojnë dhi, dele, lopë dhe derra në shtëpitë e tyre.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.