Arrestohet në Korçë autori i dyshuar i plagosjes së 2 personave në Sarandë

22/08/2512:28

Shperndaje:

Arrestohet në Korçë autori i dyshuar i plagosjes së 2 personave në Sarandë

 

Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar mes Policisë së Vlorës, Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Korçës ka përfunduar me prangosjen e Ramadan Zotos, 43 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së dy personave pak ditë më parë në Sarandë.

 

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

 

Burime policore bëjnë me dije se Zoto u lokalizua në zonën e Korçës dhe u ndalua ndërsa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërhyrja u realizua me një aksion të befasishëm, duke e neutralizuar pa shkaktuar incidente.

 

Gjatë kontrollit, 43-vjeçari kishte me vete një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, e cila u sekuestrua menjëherë. Gjithashtu, policia njoftoi se janë gjetur edhe armë të tjera zjarri, ndërsa disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen dhe lidhjet e mundshme me të dyshuarin.

 

Arrestimi i Ramadan Zotos u krye për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Hetimet pritet të përqendrohen në zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes, rrethanave të saj dhe në identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Policia ka bërë të ditur se operacioni është pjesë e një angazhimi të gjerë për rritjen e sigurisë dhe goditjen e elementëve kriminalë që përpiqen të fshihen në zona të ndryshme të vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.