Arrestohet hajduti serial, merr në qeli edhe shokun e tij nga Berati

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

  • Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.