Arrestohen nga policia 4 të rinj me 76 kg kanabis

06/10/1815:10

Shperndaje:


Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.
Është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 tetor) operacioni i koduar “Rrjeta”.
“Në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ janë kapur dhe ndaluar 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76.5 kg lëndë narkotike kanabis” informoi Policia e Shtetit.
Sinjalizimi
Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek. Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave. Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.
Rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës antidroga e Igumenicës arrestoi
K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.
A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.
D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.
A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.
Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Restorant 6 Milje kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Pjatalarëse  dhe Sallatier/e
Ledian Goga u fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja, Greqia i jep shtetësi nderi
African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë Barist/e 
PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST
Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet
NJOFTIM Punësimi për Staf në Hotel VALË në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.