Arrestohen 2 të rinj nga Saranda


saranda te rinjTre të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Në pranga kanë përfunduar dy vëllezërit A, 32 vjeç dhe D M, 25 vjeç, nga Sarandë. Gjithashtu është arrestuar edhe 24-vjeçari A P nga Memaliaj. Të rinjtë janë kapur me 5.3 kilogramë kanabis.
Policia kishte marrë informacion se 24-vjeçari A P në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë do të kryenin një transport lënde narkotike nga Këlcyra për në Gjirokastër dhe më pas për në qytetin e Sarandës.
Kështu policia ngriti postbllok në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, si dhe në vendin e quajtur “Dragot”. Nga vëzhgimi i kryer në orën 23:00 është konstatuar mjeti”Fiat Punto” me targa HMH 4943 dhe pas tij në një distancë prej 300 metrash lëvizte automjeti “BMV” me targa AA 494 DU, të dy mjetet lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit.
Menjëherë policia u vu në ndjekje të automjeteve. Në vendin e quajtur “Kthesa” e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit “BMV”, ku në timon ishte A P.
Ndërkohë në vendin e quajtur “Ura e Leklit ” është bërë ndalimi i mjetit “Fiat Punto” , ku drejtues ishte 32-vjeçari A M dhe pasagjer vëllai i tij, D M. Nga kontrolli i mjetit BMV rezultoi se në pjesën e pasme u gjet një qese ,ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar kanabis me peshë 5.3 kg.tre te rinj

 

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.