Ardit Bido në Parlament: Të nisë projekti nga Tatzati, Saranda dhe Delvina s’mund të lihen më pa ujë

04/02/2617:47

Shperndaje:

Ardit Bido në Parlament: Saranda dhe Delvina nuk mund të lihen më pa ujë – Projekti nga Tatzati duhet të nisë brenda këtij viti

 

 

Deputeti Ardit Bido ka ngritur në Parlament shqetësimin për krizën e furnizimit me ujë të pijshëm në Sarandë dhe Delvinë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe me pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

 

Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi se Saranda dhe Delvina nuk mund të vazhdojnë të lihen pa një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë, veçanërisht në një zonë turistike ku kërkesa rritet ndjeshëm gjatë sezonit veror.

 

“Saranda dhe Delvina nuk mund të lihen më pa ujë. Projekti i furnizimit me ujë nga burimet e Tatzatit është një domosdoshmëri jetike dhe duhet të nisë që nga faza e projektimit brenda këtij viti,” – u shpreh Ardit Bido në Parlament.

Sipas tij, mungesa e ujit po ndikon jo vetëm në cilësinë e jetesës së banorëve, por edhe në imazhin turistik të zonës, duke rrezikuar investimet dhe zhvillimin afatgjatë. Bido kërkoi angazhim konkret nga institucionet përgjegjëse për të kaluar nga premtimet në veprime të matshme.

 

Deputeti theksoi se projekti i ujit nga Tatzati duhet të trajtohet si prioritet kombëtar për jugun e vendit, duke pasur parasysh se Saranda është një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë, ndërsa Delvina vuan prej vitesh nga mungesa kronike e ujit të pijshëm.

 

Deklarata e Ardit Bidos vjen në një kohë kur problematika e ujit në Sarandë dhe zonat përreth është rikthyer sërish në vëmendje, pa një zgjidhje konkrete të zbatuar në terren.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi
U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi
Nesër kërkohen ndryshime të reja për transportin taksi, drafti ende nuk është bërë publik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.