Ardit Bido nderon Dëshmorin Mitro Dhimertika në përvjetorin e pushtimit fashist

07/04/2521:06

Shperndaje:

Ardit Bido nderon Dëshmorin Mitro Dhimertika në përvjetorin e pushtimit fashist: “Ka data që mbartin plagë, por edhe krenari të thellë”

 

Në përvjetorin e 86-të të pushtimit fashist të Shqipërisë, më 7 Prill 1939, Ardit Bido zhvilloi një takim përkujtimor me Organizatën e Veteranëve dhe të Pasardhësve, duke përçuar mesazhe nderimi dhe reflektimi për sakrificat e brezave që luftuan për lirinë e vendit.

 

Ardit Bido nderon Dëshmorin Mitro Dhimertika në përvjetorin e pushtimit fashist

 

“Sot pata nderin të takohesha me Organizatën e Veteranëve dhe të Pasardhësve, për të nderuar kujtimin e atyre që më 7 Prill 1939 i dolën përballë pushtuesit për të mbrojtur mëmëdhenë,” – u shpreh Bido.

 

🕊️ Me veçanti u përkujtua Mitro Dhimertika, dëshmor nga fshati Nivicë i Sarandës, i cili mbahet mend si dëshmori i parë i qytetit që ra në mbrojtje të atdheut. Ai mbetet një simbol i përjetshëm i trimërisë shqiptare.

 

“Ka data që mbartin plagë, por edhe krenari të thellë,” – theksoi Bido, duke shtuar se liria që gëzojmë sot është rezultat i qëndresës së atyre që nuk u tërhoqën as përballë flijimit.

 

Ky takim shërbeu si një thirrje për të mos harruar rrënjët e historisë sonë dhe për të nderuar me respekt ata që dhanë gjithçka për Shqipërinë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim
Shkollat do jenë hapur edhe pas mësimit, qeveria plan për angazhimin e mësuesve në pension

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.