Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament: Kush ju paguan të përdorni fëmijë për molotov. Ti je Ardit Gjipea
Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tone të forta dhe akuza të ndërsjella mes deputetit Ardit Bido dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Debati ka nisur pas ndërhyrjes së Bidos, i cili iu drejtua Berishës me akuza të drejtpërdrejta:
“Është më mirë që ju kam afër se sa më shumë. Paguhem nga qytetarët për t’i përfaqësuar. T’ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën t’ia jepni Serbisë? Kush ju ka paguar që minorenët shqiptarë t’i përdorni si mish për top e t’i dërgoni në protesta?”
Deputeti e akuzoi ish-kryeministrin për shitje të naftës tek serbët dhe për përdorim të të miturve në protesta për akte dhune, duke përmendur edhe përdorimin e molotovëve.
Nga ana tjetër, Berisha iu përgjigj me tone ironike dhe personale:
“Je Ardit Gjipja. Ti je Ardit Gjipeja, je bërë avokat i Ballukut.”
Kreu i PD-së e akuzoi Bidon si të paguar për të mbrojtur zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa debati vijoi për disa minuta mes ndërhyrjeve dhe replikave në sallë.
Përplasja e sotme është një tjetër episod i tensioneve të vazhdueshme në Kuvend, ku retorika politike po bëhet gjithnjë e më e ashpër, me akuza personale dhe përfshirje të çështjeve të ndjeshme si protestat dhe raportet ekonomike me vendet fqinje.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
12/02/2611:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
12/02/2611:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
12/02/2611:58
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
12/02/2611:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
12/02/2611:58