Arben Çipa flet pak çaste pas dhunës barbare ndaj tij – VIDEO

22/02/2522:19

Shperndaje:

Arben Çipa flet pak çaste pas dhunës barbare ndaj tij

 

Zbulohen pamjet e dhunës ndaj kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa. Ka qenë ky i fundit që pas agresionit barbar ka kryer një filmim si rrëfim-provë të pasojave të sulmit, duke shpjeguar dinamikën, autorët dhe shkaqet.
Çipa tregon në videon 1 minutë e 15 sekonda se një person emrin Dio, i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tyre, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur.

 

Në video shihet kreu i shoqatës me fytyrën e mbuluar tërësisht nga gjaku dhe me çarje në pjesë të ndryshme nga grushtet dhe goditjet.

 

VIDEO

 

 

Rrëfimi i plotë i Arben Çipës:

 

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.

 

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa ra pre e dhunës një ditë më parë në ‘Heremec’, që ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë.

 

Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit.
52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar me pretendimin se aty do ndërtojnë një biznes.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arben Çipa flet pak çaste pas dhunës barbare ndaj tij – VIDEO
TOMORI – BUTRINTI / DREJTPËRDREJT NË SARANDA WEB
Rrahën barbarisht një 52-vjeçar në Sarandë, kapet dhe arrestohet 1 nga autorët, tjetri në kërkim
Pëshpëritje në Sarandë: Në qytet ka ardhur SPAK-u
Shpresa e tradhtuar e banorëve të Shelegarit: Rruga e shumëpritur shtrohet me beton 2 cm – VIDEO
Dyert e mbyllura të Kadastrës në Sarandë: Qytetarët përballen me refuzime dhe mungesë informacioni

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.