Anketa në Saranda Web: 93% e qytetarëve janë të pakënaqur me furnizimin dhe cilësinë e ujit

22/08/2211:19

Shperndaje:

Me gjithë premtimet e herë pas hershme për garantimin e furnizimit 24 orë me ujë dhe heqjes së depozitave nga pallatet, edhe në 2022 ky premtim nuk është realizuar. Në qytet kanë filluar të lëvizin botet e ujit, ndërsa nga zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit, në Saranda Web raportohet për mungesa të furnizimit nga zona të ndryshme.
Vit pas viti dhe fushatë pas fushate përmendet një projekt për furnizimin me ujë të bollshëm nga Burimet e Tatzatit, por që mesa duket mbahet peng nga një kontatë e HEC Sasaj me Këshillin e Basenit Ujor, e cila i jep të drejtën e shfrytëzimit të ujit të Burimeve të Tatzatit vetëm HEC Sasaj.

Për të kuptuar sa më drejt gjendjen e furnizimit me ujë dhe nevojat e qytetarëve, Saranda Web ftoi qytetarët për të dhënë mendimin e tyre, thirrje së cilës iu përgjigjën me plotësimin e formularit 148 persona, ndërsa në publikimin në faqen numri i komenteve i kaloi mbi 300, pothuajse nga të gjitha zonat e Sarandës, madje edhe vizitorë.

56% e të anketuarve u përgjigjën se furnizimi i tyre me ujë është më pak se 4 orë në ditë, ndërsa 29% 1 herë në disa ditë.


Në lidhje me cilësinë e ujit 73% e të anketuarve shprehen se uji i çezmës nuk është i mirë dhe se nuk e konsumojnë për të pirë, ndërsa 17.6 % e dinë që nuk është i mirë, por e pinë. Vetëm 9.5% e vlerësojnë ujin e çezmës shumë të mirë dhe të pijshëm.

Qytetarët e Sarandës nuk janë të kënaqur në lidhje me furnizimin me ujë. Nga 148 persona që iu përgjigjën pyetësorit, 138 prej tyre ose 93.2% nuk janë të kënaqur me furnizimin dhe cilësinë e ujit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Leje Ndërtimi në Krorëz: Çfarë pritet të ndërtohet në këtë zonë të virgjër?
Saranda feston Pavarësinë me ngjyra flamuri dhe tinguj polifonikë – VIDEO
Skandal në rrugën e sapo asfaltuar: Çarja e asfaltit brenda 8 ditëve shqetëson banorët
Jepen me qira dy magazina pranë Urës së Gajdarit
Këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë – VIDEO
Bajkaj pa ujë: 300 banorë të mashtruar nga premtimet vit pas viti – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.