Anglia heq kufizimet anti-Covid: Kryeministri britanik: janë barrë e rëndë për ekonominë

21/02/2222:21

Shperndaje:

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të hënën se do t’i jepte fund të gjitha masave kufizuese të koronavirusit në Angli, përfshirë vetëizolimin e detyrueshëm për njerëzit infektuar me COVID-19

Plani i kryeministrit Johnson “Jeta me COVID” do të mbështetet më shumë në shtimin e ritmit të vaksinimit me dozat përforcuese, që tani qeveria e tij po i ofron për grupet më të pambrojtura, si dhe ilaçet e tjera për trajtimin e COVID-19.

“Kufizimet janë një barrë e rëndë për ekonominë, shoqërinë, mirëqenien tonë mendore dhe fëmijët tanë, dhe ne nuk kemi nevojë ta paguajmë më atë kosto”, tha kryeministri Johnson në parlament.

“Pra, ne duhet të mësohemi si të jetojmë me këtë virus dhe të vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët pa kufizuar liritë tona.”

Zoti Johnson tha se detyrimi ligjor për t’u vetëizoluar për njerëzit që rezultojnë pozitivë me COVID-19 do të hiqet më 24 shkurt, ndërsa ofrimi i testeve falas do të përfundojë më 1 prill.

Por ai tha se do të mbetet në fuqi masa për monitorimin e koronavirusit, duke ofruar mundësinë e një përgjigje të shpejtë ndaj varianteve të reja, të cilat mund të përhapen shpejt


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Fast Food Kasandro ofron vende pune vjetor dhe sezonal. Ofrohet akomodim
Bistro Lounge BANKA kërkon Punonjës/e Kuzhine për mëngjeset dhe Banakier/e. Me Akomodim
Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.