Akuzohet për 6 vjedhje në Finiq, arrestohet nga Policia

Komisariati i Policisë Sarandë: Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në Finiq.

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se mengjesin e ditës së djeshme, ka vjedhur një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq, Sarandë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq, më konkretisht: Më datë 24.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit P. M; Më datë 11.07.2021, ka vjedhur 1 aparat celular të shtetases K. Y;
Më datë 07.08.2021, ka vjedhur disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases D. G;
Më datë 31.08.2021 ka vjedhur disa vegla pune në guroren e shtetasit F. Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.