Akuzat për dhunimin e fëmijëve, reagon Bashkia: Investiguam rastin, fëmijët nuk janë dhunuar

29/09/2213:46

Shperndaje:

Për rastin e bërë publike nga komunikata e policisë Sarandë, ku një nënë ka denoncuar në Komisariatin nr.3 në Tiranë dhunën e ushtruar tek tre fëmijët e saj që janë në Shtëpinë e Fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë, ku denoncimi është i adresuar tek edukatoret Elisabeta Konomo dhe Lezina Basho ka nisur hetimi në prokurorinë e Sarandës.

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Stela Dako në heshtje nuk u prononcua për rastin ndërkohë që edhe planet ne si gazetarë kemi mundur t’i marrim vetëm nga pas portës së hekurt. Ngado çelës ishte për të mësuar edhe emrin e nënës denoncuese. Ndërkohë mësuam se fëmijët e kësaj nëne nuk janë në Shtëpinë e Fëmijëve në Sarandë por me nënën e tyre në Tiranë. Ata janë larguar me leje për pushimet e verës dhe nuk janë kthyer më.


E prononcuar për rastin drejtoresha e Zyrës së Sherbimit Social në Bashkinë Sarandë, Anila Pikuli u shpreh se : – Bashkia Sarandë është vënë në dijeni për ankesën e nënës nëpërmjet Shtëpisë së Fëmijës dhe Sherbimit Social Shtetëror. Përpara bërjes publik të rastit Sherbimi Social Shtetëror ka ngritur një grup pune për të monitoruar rastin. Pjesë e grupit të monitorimit ka qenë edhe bashkia Sarandë. Rezultatet e grupit të monitorimit kanë nxjerrë konkluzion se nuk është ushtruar dhunë ndaj fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës. Megjithatë për të qenë më transparent dhe për të zbatuar me konseguencë Ligjin “Për mbrojtjen e fëmijëve” bashkia Sarandë me urdhër të kryetarit ka ngritur sërish një grup pune i cili do verifikojë jo vetëm momentalisht rastin por do ta ndjekë rastin në vazhdimësi. Bashkia Sarandë ka në qendër të saj interesin më të lartë të fëmijëve dhe gjithmonë të gjitha veprimet e saj do të jenë në këtë drejtim”, u shpreh mesditën e sotme drejtoresha e Zyrës së Sherbimit Social në Bashkinë e Sarandës, Anila Pikuli.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.