Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” kërkesë Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm

09/06/2519:28

Shperndaje:

Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” Brigels Dërvishi kërkesë zyrtare Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm

 

Sarandë, 9 qershor 2025 – Aktivisti dhe avokati Rigels Dervishi, pjesë e nismës “Shqipëria Bëhet”, ka dorëzuar një ankesë zyrtare pranë Prefektit të Qarkut Vlorë, z. Plator Nesturi, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë të datës 30 maj 2025, për miratimin e “Marrëveshjes Bashkëinvestimi” mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë, për ndërtimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”.

 

Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” Brigels Dërvishi kërkesë zyrtare Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm

 

Sipas avokatit Dervishi, ky vendim është i paligjshëm dhe në kundërshtim me interesin publik, pasi synon tjetërsimin e një prone publike me funksion arsimor, konkretisht kampusin e njohur si “Eco Kampus”.

 

Në shkresën drejtuar Prefektit, ai ngre disa shkelje të rënda ligjore dhe procedurale, që sipas tij, e bëjnë këtë vendim të pavlefshëm:

✅ Mungesë Konsultimi Publik

Vendimi është marrë pa konsultim me qytetarët dhe grupet e interesit, në kundërshtim me ligjin nr. 146/2014 “Për konsultimin publik”, si dhe me nenet 16, 17 të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

✅ Cënim i destinacionit arsimor të pronës

Toka ku parashikohet ndërtimi i projektit i është dhënë Bashkisë me qëllim përdorimi për arsim parauniversitar, sipas ligjit nr. 69/2012, dhe çdo ndryshim përdorimi kërkon miratim nga Ministria e Arsimit, gjë që nuk ka ndodhur.

✅ Parime të shkelura të mirëqeverisjes

 

Në ankesë thuhet se nuk janë respektuar parimet e transparencës, interesit publik dhe të drejtës për informim, siç parashikohet nga ligjet 119/2014 dhe 139/2015.

 

Dervishi i ka kërkuar Prefektit mosfirmosjen e këtij vendimi, duke paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për anulimin e tij. Ai gjithashtu ka kërkuar:

 

  • Kopjen zyrtare të vendimit të Këshillit Bashkiak,

  • Listën e pjesëmarrësve dhe të votuesve pro vendimit,

  • Dokumentacionin mbështetës që justifikon procedurën e ndjekur.

 

Në fund të ankesës, ai thekson:

 

“Ky projekt cënon të ardhmen e arsimit në Sarandë dhe përbën një shembull të qartë të tjetërsimit të pronës publike në shërbim të interesave të errëta.”

 

Pas këtij vendimi të kontestuar të Këshillit Bashkiak, Partia Lëvizja e Legalitetit ka përjashtuar nga radhët e saj dy këshilltarët që votuan pro projektit, duke e konsideruar votën e tyre si tradhëti ndaj interesit qytetar dhe politikës së pastër.

 

Ndërkohë, katër këshilltarë të Partisë Demokratike gjithashtu votuan pro, por nga strukturat zyrtare të PD-së deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e partisë përballë tjetërsimit të pronës publike dhe mungesës së transparencës.

 

Eco Kampusi, që ndodhet në një nga zonat me vlerë të lartë mjedisore dhe edukative në qytet, është konsideruar prej vitesh si një aset publik i rëndësishëm për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

KËRKESA DËRGUAR PREFEKTIT

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet
Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.