

Aksioni i policisë: Zbulohen në shpellë 1 ton kanabis


Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet në ishullin Skopelou në zonën e Sporadha-s, pasi dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë. Referuar mediave greke, forca të shumta nga deti dhe toka po kontrollojnë zonën, me ndihmën e qenve anti-drogë. Deri tani policia ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.
Dyshimet janë që ky operacion të ketë lidhje me atë të zhvilluar 5 ditë më parë, ku në ujërat greke u kap një gomone, e ndërsa një tjetër arriti t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Pikërisht skafistët e kësaj të fundit, dyshohet se janë fshehur në ishullin Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, nga ku mendohet se është fshehur edhe sasia e drogës.
Nga operacioni i 5 ditëve më parë i policisë greke fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarë që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet. Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart.
Ndëkohë, më herët studion e Report Tv gazetari Artan Hoxha tha dje se ata u ndaluan në rrugën e kthimit pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike. Duke e quajtur këtë një skemë të ngjashme me atë që përdorte grupi i Met Kananit, Artan Hoxha u shpreh se personat që merren me transportin e lëndës narkotike në det nuk janë kultivues të lëndëve narkotike, por profesionistë për të manovruar në det duke qenë se rrugët që ato bëjnë, janë të tejzgjatura dhe me mjaft peripeci.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndikimi i turizmit masiv në Sarandë – Raporto në Saranda Web
30/09/1912:20

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
30/09/1912:20

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
30/09/1912:20

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
30/09/1912:20

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
30/09/1912:20

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
30/09/1912:20

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
30/09/1912:20

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
30/09/1912:20

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shërbimit
30/09/1912:20

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
30/09/1912:20






Rezervime

Dhoma Ksamil
30/09/1912:20

Dhomë çift për pushime
30/09/1912:20

Apartament për pushime në Sarandë.
30/09/1912:20

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
30/09/1912:20

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
30/09/1912:20
Suvenire

Suvenire nga Saranda
30/09/1912:20

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
30/09/1912:20

Suvenire nga Saranda
30/09/1912:20

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
30/09/1912:20

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
30/09/1912:20




