Aksidenti në Vlorë, humb jetën 22-vjeçari Fatjon Kasaj 

19/01/2523:59

Shperndaje:

Aksidenti në Vlorë, humb jetën 22-vjeçari Fatjon Kasaj

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku 22-vjeçari Fatjon Kasaj ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti fatal me motor.

 

 

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Fatjoni po drejtonte një motor tip ‘Yamaha’ kur u përplas me një automjet tip ‘Peugeot’ që drejtohej nga një 80-vjeçar me inicialet J.K. Përplasja ishte aq e fuqishme, sa motori i të riut përfundoi i shkatërruar plotësisht, ndërsa automjeti përfundoi jashtë rruge.

 

Fatjon Kasaj, i apasionuar pas motorëve, ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë. Pamjet e shpërndara tregojnë dëmet e mëdha që pësoi mjeti i tij dhe përforcojnë dhimbjen që la pas ky aksident tragjik.

 

Ende nuk janë zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit, duke lënë një boshllëk të madh në mesin e familjarëve dhe miqve të tij.

 

Përplasi për vdekje me makinë 22-vjeçarin nga Lukova, arrestohet shoferi 80-vjeçar

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1
Butrinti fiton 3-0 ndaj Eagle, mbetet në garë për kreun – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.