Aksidenti në Fterrë – Humb jetën punonjësi i Policisë, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

15/05/2514:18

Shperndaje:

Aksidenti në Fterrë – Humb jetën punonjësi i Policisë, dy të tjerë në gjendje të rëndë

 

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht tronditëse ka ndodhur sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, duke shkaktuar humbjen e një jete dhe duke lënë dy persona të tjerë të plagosur rëndë.

 

Aksidenti në Fterrë - Humb jetën punonjësi i Policisë, dy të tjerë në gjendje të rëndë

 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit në një prej kthesave të rrugës së ngushtë dhe të rrezikshme. Brenda mjetit udhëtonin tre shtetas: Romeo Xuxi, Vangjel Thimio dhe Eduart Maçi 56 vjeç, punonjës i Policisë së Shtetit. Fatkeqësisht, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

 

Eduart Maçi, një shërbestar i ligjit, i njohur nga kolegët si njeri i përkushtuar dhe i drejtë, u nda sot nga jeta në një mënyrë tragjike, duke lënë pas pikëllim të thellë në radhët e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Jeta e tij u pre në mes, në një rrugë të cilës shumë herë i kishte kaluar me detyrën në zemër, por që sot iu kthye në rrugë pa kthim.

 

Dy shtetasit e tjerë janë transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët po luftojnë për jetën e tyre.

 

Kjo ngjarje e hidhur i rikujton të gjithëve pasiguritë e aksit rrugor Borsh–Fterrë dhe nevojën urgjente për ndërhyrje në infrastrukturë dhe rritjen e kujdesit gjatë drejtimit të automjeteve.

 

Sot Saranda, Fterra dhe gjithë komuniteti policor janë më të varfër për një bir, mik e koleg të ndershëm, që iku para kohe. Prehu në paqe, Eduart.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ligji për trajtimin penal të të miturve sjell avokat të detyrueshëm dhe hetim të specializuar
Qeveria miraton bonuset mujore për pensionistët. Ja sa do përfitojnë sipas kategorive
Blas Residence në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare hoteli
Restorant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Punonjës/e për sallata
Andrea Baruta kap Kryqin e Shenjtë në Sarandë në Ditën e Ujit të Bekuar – VIDEO
Dritat që nuk u ndezën kurrë: Kryqëzimi për në Karahaxh rrezikon çdo natë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.