Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”

Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”

 

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Kardhiq–Delvinë, në afërsi të kthesës së Senicës.

 

 

Sipas informacioneve të para, një automjet tip “Toyota” është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë që po qarkullonin në atë moment.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme njerëzore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, të cilat kanë bërë sigurimin e qarkullimit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

Shkaqet e përmbysjes ende nuk janë sqaruar plotësisht, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndikuar lagështia e rrugës ose shpejtësia mbi normë në këtë segment të njohur për kthesa të rrezikshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.