Aksident në aksin Sarandë-Delvinë: Makina përfundon në kanal

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë: Makina përfundon në kanal

 

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35 pranë fshatit Shijan, në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Një automjet tip “Volkswagen Golf” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal përgjatë rrugës.

 

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë Makina përfundon në kanal

 

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe një pasagjer. Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit, ku fatmirësisht mjekët konfirmuan se janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Hetimet e para sugjerojnë se humbja e kontrollit të mjetit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë ose kushteve të rrugës, por detajet mbeten ende për t’u konfirmuar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.