Aksident i rende ne Qafe Gjashte

04/07/1811:28

Shperndaje:


Një aksident i rëndë raportohet në Qafë Gjashtë të Sarandës ku një motorist ka dalë nga karburanti dhe i ka prerë rrugën një automjeti.
Dëshmitarët okularë rrëfejnë se drejtuesi i motorit ka ‘fluturuar’ në ajër dhe më pas ka rënë mbi asfalt. I aksidentuari është një 21 vjeçar nga Gjashta e Sarandës me iniciale A.Gj. Menjëherë është dërguar për në spitalin e Sarandës nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Për drejtuesin e automjetit nuk paraqitet asnjë problem.
Në vendin e ngjarjes është edhe policia që ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.