Aksident i rëndë në Manastir, përplaset një motorr me automjet, 2 të vdekur dhe të plagosur

24/08/237:17

Shperndaje:

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

 

Policia e Shtetit njoftoi se është pezulluar nga detyra nënkomisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.

 

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

 
https://youtu.be/zG6ZT15udtI
 


Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 

Arrestohet 17-vjecari E. Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit. 17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti mposht Shkumbinin 2-0 me gola në minutat e fundit – VIDEO
Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web
Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.