Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26 vjecari shqiptar

25/02/2420:07

Shperndaje:

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26 vjecari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi. Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.


Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.
Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.


Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO
Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon Banakier. Ofrohet akomodim
Mori flakë në ecje, mjeti shpëton nga djegia falë autobotëve të ujit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.