AJMMI zhvillon tryezë me gazetarët për mjedisin

23/07/1716:55

Shperndaje:


AJMMI- Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit me qender ne Sarandë, pjesë e Rrjetit të org.mjedisore ECIM; perfundoi më 21.07.2017, Tryezën Mjedisore me Gazetarë të Rajonit Jugor të Shqiperisë me fokus:” Informim- ndergjegjesim mbi politikat e zhvillimit te qendrueshem te Mjedisit “ -Nga eksperte me gazetare te rajonit jugor te vendit. Tryeza e Sarandës, ishte pjesë e projektit më të njejtin emër ne kuader te programit SENiOR-II, zbatuar nga REC SHqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Në këtë auditorium trajnues me pjesëmarrje të 35 gazetarëve, specialistëve dhe ekspertëve të mjedisit e medias, u referuan gjashtë trajtesa të cilat synuan jo vetëm familjarizimin e gazetarëve me nocionet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm në realitetin e sotëm shqiptar; por u prezantuan edhe problematika të mprehta të mjedsiti dhe krimeve mjedisore aktuale, pasjoë e veprimit dhe mosveprimit të strukturave apo agjencive të ndryshme ligjzbatuese në vendin tonë. Kumtuesit, si Alisa Peçi (Org.Ekolevizja-Tiranë,koordinatore e Rrjetit të org, ECIM), Olsi Nika (Org,Ekoalbania), Gjergji Mano (Parku Kombetar Butrint), ing.Kristo Kauri (Ekspert I pyjeve dhe mjedisit-Org.AJMMI), Engjëll Serjani (gazetar,Qendra e Zhvillimitt e Mediave Jug), Kristina Fidhi (Gazetare-Top Channel) .sollën në trajtesat e tyre,problematika e sotme mjedisore si : Pasuritë lumore të kërcënuara dhe lejet dhe koncensionet; Vlerat e trashëgimisë dhe politikat mjedisore në ekosistemet në parkun Butrint; Sfidat mjedisore te jugut të Shqipërisë, politikat mjedisore dhe roli i mediave; Vjosa-i vetmi lumë i egër në Europë-nga nismë, një kauz kombëtare me mbështetje të BE; Përmirësimi i raportimit mediatik mjedisor –me impakt për publikun dhe vendimarrjen; Fushatizmi dhe investrigimi mjedisor në raportimin mediatik, etj,.
Tryeza mjedisore trajnues e Sarandës adresoi përmes debatit edhe disa çështje si: karshillëku që po vërehet sot në Shqipëri për krimet mjedisore në Ishujt e Ksmilit, djegia e pyjeve, pasuri e pazevendësueshme kombëtare; mungesa e vizionit për mjedisin e qëndrueshëm në programet e partive politike gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Shqipëri, etj,.
Të pranishmit, ndoqen me interes filmin dokumentar mbi katastrofen mjedisorë që pason dhënien e qindra lejeve për HEC-e edhe në zonatë mbrojtura dhe parqet kombëtare,etj.
Trajnimi mjedisor në Sarandë u përmbyll dhe shperndarjen e Certifikatave për gazetërët e trajnuar.
Tryeza e mësipërme është e para e këtij lloji në jug të vendit e realizuar nga AJMMI, mundësuar nga programi SENiOR-II, zbatuar nga REC SHqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.