Agna Group kërkon Agjent shitjesh në Sarandë. Ofrohet pagesë shumë e kënaqshme

12/10/2313:55

Shperndaje:

Agna Group po kërkon njerëz energjik e të vendosur, që i shohin sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjent shitjesh në Departamentin e Pijeve për zonën e Sarandes.

Detyrat kryesore:

Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.

Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga departamenti dhe kompania.

Është ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.

Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.

Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.

Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.

Aftësitë dhe kualifikimet:

Arsimi i lartë përbën prioritet.

Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.

Leje drejtimi automjeti.

Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.

Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.

Pagesa shumë e kënaqshme

Kontakt: 068 333 1788


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.