Agim Troci vizitohet nga Begaj. Presidenti: Çdo akt zjarrvënieje i dënueshëm

25/07/2522:21

Shperndaje:

Agim Troci vizitohet nga Begaj. Presidenti: Çdo akt zjarrvënieje i dënueshëm

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në ambientet e urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve të tij për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri të rrezikshëm që kishte përfshirë zonën e Senicës, në Bashkinë Delvinë.

 

 

Kreu i shtetit u informua nga stafi mjekësor për gjendjen shëndetësore të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohjen e thellë për aktin e tij të guximshëm, duke theksuar se veprime të tilla përfaqësojnë shembuj frymëzues të përkushtimit dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë qytetare dhe profesionale.

 

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Begaj u shpreh:

 

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës. Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”

 

Presidenti gjithashtu theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar në kushtet aktuale klimatike, ku temperaturat ekstreme kanë rritur ndjeshëm rrezikun e shpërthimit të zjarreve në mbarë vendin. Ai garantoi qytetarët se institucionet shtetërore janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjitha zonat më problematike, për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, mjedisit dhe pasurisë së përbashkët.

 

Ky gjest i komisar Agim Trocit, i cili nuk u tërhoq përballë flakëve, por u përfshi vetë në përpjekjet për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, është një simbol i heroizmit të heshtur që shumë punonjës të rendit dhe të shërbimeve të emergjencës tregojnë çdo ditë në terren.

 

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.