Aeroporti duhet në Sarandë dhe pikë! – Opinion nga Adriatik Lapaj
Lartmadheria e tij njofton nga Stambolli se do behet Aeroport ne Vlore.
Nuk do e beje, e thote per fushate. E qe ju te mos thoni po e paragjykon une po marr angazhimin qe te kerkoje po ketu ndjese publike nese e Aeroporti Vlores ndertohet ne 4 vitet qe vijne.
Personalisht kete lajm e analizoj dhe mbaje qendrim si meposhte:
Qarku i Vlores eshte qarku ku do behet beteja kryesore e zgjedhjeve qe vijne. Qarku i Vlores do vendos per zgjedhjet pasi eshte i vetmi qark ku konkurenca gjithmone ka qene me e madhe. Ne vlore aktualisht ka deputet PS, PD, LSI, PDIU, PBDNJ ndryshe nga cdo qark tjeter. Ne Qarkun e Vlores Kryeministri eshte deputet dhe vjen me bilanc shume negativ, nuk ka mbajtur premtimin kryesor per rrugen e Lumit te Vlores. Ne Vlore PS ka nje problem serioz me “renegatin” Kokedhima qe per hir te se vertetes po i shkakton nje hemoragji te jashtezakonshme. Ne Vlore do jete perballja me e forte mes PS Dhe LSI e cila pritet te garoje me lista shume te forta dhe me nje mekanizem elektoral te frikshem. Ne Vlore Rama nuk ka me as votat e Dules. Ne Vlore dhe me hashashin llogarit i dalin keq pasi qindra familje u shkaterruan nga inflacioni i cmimit qe ra frikshem nga 500 Euro KG ne 50 Euro….po u kalbet, kete e degjon lirshem kafeneve te Vlores. Ne Vlore beteja do te jete Epike pasi dhe PD prej disa muajsh ka kaluar ne nje ristrukturim total.
E duke qen se eshte mjeshter per te deformuar realitetin, po hedh ne loje ndertimin e Aeorportit te Vlores.
Ne fakt ky aeroport ka vite qe flitet e projektohet ne Sarande, madje jane lene dhe 200 hektar te lira ne fushen e Vurgut. Te gjithe e dine qe aeroporti diskutohej mes Sarandes dhe Gjirokastres. Nuk jam kundra ndertimit ne Vlore, por per hir te se vertetes ai aeroport duhet ne Sarande se pari e mandej te behet nje i dyte ne Vlore.
Duhet ne Sarande per ti dhene jete nje zone qe eshte e paarritshme nga cdo aeroport tjeter pa te pakten 3 ore qofte dhe nga Vlora. Duhet per ti bere konkurenc Korfuzit perballe. Duhet or zoterinj se e lini Saranden ne meshiren e shtetit fqinj e pastaj na cani menderen jo greku po leshi. A e dini ju qe jugu nuk ka spital? Ja pra njerezit detyrohen te shkojne ne Janine. E ju nga kafenet e Tiranes u beni moral. A e dini ju qe jugu nuk ka aeroprot? Pastaj do cuditeni pse udhetojne nga Korfuzi, e pse s’ka turist Saranda.
Patriotizem nuk eshte te besh postime nga fb Zoti Kryeminister, e as te fryhesh me nje ushtri qe se kemi. Patriotizem eshte te silleni me Saranden si pjese me vlere e atdheut.
Edit si plas fare per asnje nga keto, as per Vloren. Thjesht do ti hedh hi syve Vlores e ti marr voten.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
04/02/1715:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
04/02/1715:24
Suvenire nga Saranda
04/02/1715:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
04/02/1715:24
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
04/02/1715:24