Adrian Gurma – Kush është kryetari i Bashkisë Sarandë

03/02/2212:46

Shperndaje:

Kush është Adrian Gurma

Adrian Gurma është lindur në Shijak, më 25 nëntor 1973.

Në faqen e Bashkisë Sarandë për Adrian Gurmës shkruhet: Rrjedh nga një familje me reputacion dhe kontribute të spikatura në qytetin e Sarandës e më gjerë.

Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme, gjatë periudhës 1992-1998.
Më tej ka vazhduar specializimin pasuniversitar pranë Departamentit të Imazherisë, si mjek imazherist (radiolog), pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë në periudhën shtator 2002 – mars 2006. Është trajnuar dhe specializuar më tej, kryesisht për imazherinë e gjirit, në klinika brenda dhe jashtë vendit.

Pas studimeve, ka punuar mjek në njësi të ndryshme të rajonit të Sarandës.

Prej vitit 2006 Adrian Gurma ushtroi këtë profesion edhe në sektorin shëndetësor jo publik.

Dr. Gurma ka ushtruar profesionin e mjekut në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë, prej vitit 2015 deri në shkurt 2018.
Gjatë periudhës Shkurt- Qershor 2018, ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Është njohës i gjuhës frënge, italiane ,angleze dhe greke.
Ka qenë kandidat për Deputet në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017.

Adrian Gurma ka ushtruar funksionin e Nënprefektit në Sarandë, në periudhën Nëntor 2018 – Qershor 2019.

Si u zgjodh Adrian Gurma në krye të Bashkisë Sarandë


Në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, konkuroi si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Sarandë përballë kandidatit të pavarur Ilir Nikolla. Adrian Gurma u shpall fitues me rreth 80% të votave.

Përgjatë viteve të drejtimit të bashkisë Sarandë prej tij janë kryer disa ndryshime. Bulevardi i Sarandës është një prej investimeve të kryera. Problem ende i pazgjidhur mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, mësimi me turne në shkolla, mos vënia në funksion e shkollës te ekokampusi etj. Problematikë mbetet edhe trafiku i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve, sidomos përgjatë sezonit të verës.

Premtimet elektorale të Ardian Gurma

Adrian Gurma premtoi:

  1. Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha;
  2. Mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re.
  3. Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve;
  4. Do të kemi në fokus Ksamilin, në 4 vitet e ardhshme ai do të jetë shumë më mirë se sot.
  5. Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë. Një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë;
  6. Jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë;
  7. Ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit. Në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave.

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.