

Adrian Gurma: Këtë vit bëni plazh në Sarandë, bulevardi i qytetit do të jetë i mbyllur



Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma tha se prej dy ditësh hotelet kanë nisur të operojnë pranë plazheve, edhe pse nuk janë favorizuar nga moti.
Ai theksoi se operatorët dhe bashkia i kanë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të suksesshëm në kushtet e reja për shkak të pandemisë COVID-19.
“Në ditët në vijim presim fluks turistësh, fillimisht nga vendi e më tej nga Kosova e Maqedoni meqë janë hapur edhe kufijtë.
Do të jetë një sezon specifik në kushte të reja që na e dikton situata, jo vetëm për shkak të numrit më të vogël të turistëve, por edhe për shkak të protokollit të sigurisë që duhet të ndiqet, që ka të bëjë kryesisht me distancimin fizik.
Besoj se situata do të vijë drejt normalitetit në ditët në vijim”, tha kryebashkiaku Gurma, teksa përsëriti se operatorët turistikë në Sarandë këtë vit kanë premtuar akomodime më çmime 20 për qind më lirë, çka sipas tij është një realitet që do ta provojë kushdo që do pushojë në qytet.
I pyetur lidhur me punimet në bulevardin e qytetit, i cili është në rikonstruksion, z. Gurma tha se duke qenë se investimi është 14-mujor, nuk do të jetë i mundur përdorimi i tij gjatë këtij sezoni, por shtoi se bashkia është duke punuar për një plan të ri masash, për të lidhur të dyja pjesët e qytetit dhe për të siguruar rrugë alternative kryesisht për këmbësorët.
“Investimi prej 5.7 miliard lekësh i qeverisë së Shqipërisë në bashkëpunim me BB, është një investim 14-mujor çka do të bëjë që bulevardi të mos jetë i aksesueshëm gjatë këtij sezoni, por gjithsesi duke qenë një investim afatgjatë në çdo periudhë të vitit ai nuk do të mund të aksesohej.
Jemi shpresëplotë se me ritmet e punës nga operatori i kontraktuar do të bëjë të mundur që bulevardi të jetë i hapur vitin tjetër”, tha kryebashkiaku i Sarandës.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Bashkia Sarandë projekt për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve të rrugës – VIDEO
02/06/2013:00

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, 25 Nëntor 2022 – VIDEO E PLOTË
02/06/2013:00

ADRIATIK LAPAJ: ASKUSH NUK I PRET DOT IDETË
02/06/2013:00

PUNO NGA SHTËPIA – Kërkohen meshkuj & femra mosha 18-60 vjeç që flasin greqisht.
02/06/2013:00

Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…
02/06/2013:00

Blendi Klosi: Është emergjencë ndërtimi i Shëtitores Turizëm – Kanali i Çukës – VIDEO
02/06/2013:00

Dhunoi babain, Policia: I gjetëm në shtëpi një thikë dhe një çekiç. Prangoset
02/06/2013:00

Qytetari denoncon punimet pa cilësi për asfaltimin e rrugës në Navaricë
02/06/2013:00

Drejtuesi i PS për Qarkun Vlorë, Blendi Klosi, sonte ora 17:00 në emisionin Skaner të gazetares Shpresa Dine
02/06/2013:00

2T GROUP KËRKON 2 SHITËSE NË TABACCO SHOP PËR TURNET PARADITE & PASDITE
02/06/2013:00





Rezervime

River & Sea Side Apartament
02/06/2013:00

Apartament Ionian Saranda Sea
02/06/2013:00

Apartament Ksamil 1+1
02/06/2013:00

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
02/06/2013:00

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
02/06/2013:00
Suvenire

Suvenire nga Saranda
02/06/2013:00

Suvenire nga Saranda
02/06/2013:00

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/06/2013:00

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
02/06/2013:00

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
02/06/2013:00



