A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?

06/07/2510:12

Shperndaje:

A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?

Pas ultimatumit të Ramës, qytetarët e Sarandës shpërthejnë në ankesa: Trotuaret janë pushtuar, ku është shteti?

 

Pas paralajmërimeve të forta të kryeministrit Edi Rama deri nesër në mëngjes për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, qytetarët kanë vërshuar me lumë ankesash në Saranda Web, ku kërkojnë të njëjtin vëmendje dhe ndërhyrje urgjente edhe në qytetin e tyre.

 

 

Në Sarandë situata është bërë e papërballueshme: pjesa më e madhe e trotuareve (në ato zona ku ende ekzistojnë), janë zënë nga tavolina lokalesh, karrige, motorra, makina të parkuara apo automjete me qira. Në shumë lagje, kalimi i këmbësorëve është i pamundur, veçanërisht për të moshuarit, nënat me karroca apo personat me aftësi të kufizuara.

 

Ndërkohë, në Vlorë ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike, i ndjekur nga afër nga kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe ministri Blendi Gonxhja. “Duhet ta shohim qytetin me syrin e turistit,” – tha Dredha, duke paralajmëruar se aty ku do të haset rezistencë, do të ndërhyjë forca e ligjit. Ky operacion pastron qytetin në pritje të një tjetër vizite të kryeministrit Rama të hënën, i cili do të inspektojë personalisht nëse porositë e tij janë zbatuar.

 

Po në Sarandë, çfarë do të ndodhë?

 

A do të ndërmarrë Bashkia ndonjë hap konkret për lirimin e hapësirave publike? Apo edhe këtu pritet një ultimatum nga Rama për t’u vendosur rregulli?
Qytetarët kërkojnë që edhe Saranda – një nga qytetet më turistike të vendit – të mos mbetet peng i abuzimit me hapësirat publike dhe të nisë menjëherë një plan konkret për pastrimin e qytetit, lirimin e trotuareve dhe kthimin e dinjitetit urban.

 

Saranda meriton më shumë! Dhe zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet më.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.