Bizneset dhe familjet në Ksamil u furnizuan me ujë me autobote – VIDEO

04/11/2419:35

Shperndaje:

Bizneset dhe familjet në Ksamil u furnizuan me ujë me autobote – VIDEO

 

Çështjet e furnizimit me ujë është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Krahas çështjes së pastrimit, këshilltari i Ksamilit, Përparim Ahmeti, ngriti një tjetër problematikë të rëndësishme: furnizimin me ujë për banorët dhe bizneset gjatë muajve të verës. Ahmeti theksoi se, gjatë muajve korrik dhe gusht, për shkak të mungesave në rrjetin e furnizimit, uji është shpërndarë me autobote, duke krijuar vështirësi për të përmbushur nevojat e përditshme të qytetarëve dhe turistëve.

 

 

Këshilltarët shprehën shqetësimet e tyre mbi gjendjen e pastrimit, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur qyteti dhe zonat përreth përballen me një fluks të madh turistësh. Ankesa të shumta janë ngritur si nga këshilltarët e Ksamilit ashtu edhe nga Saranda për mungesën e larjes së rrugëve, një shërbim që sipas këshilltarëve nuk po kryhet pavarësisht pagesave nga qytetarët.

Përfaqësuesit e Bashkisë Sarandë nuk dhanë asnjë përgjigje lidhur me këto ankesa, duke shtyrë diskutimin për një mbledhje të ardhshme. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim mes këshilltarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë që problemet jetike të pastrimit dhe furnizimit me ujë të marrin një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, veçanërisht gjatë sezonit të ngarkuar turistik.

 

Çështja e pastrimit shkakton debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndodhi në qendër të Sarandës: Automjeti godet 4 vazo, një motor dhe largohet
Zona e Lëkurësit bëhet resort/ Leja e dhënë në tokën e ndarë për familjet sarandjote
Debati për hapësirat publike, bashkia nuk jep asnjë përgjigje – VIDEO
Bizneset dhe familjet në Ksamil u furnizuan me ujë me autobote – VIDEO
Çështja e pastrimit shkakton debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak – VIDEO
Pika e karburantit Gega Oil & Ahmeti Travel kërkon Shitës Karburanti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.