LAJMI i FUNDIT – Mbytet një varkë peshkimi, 1 i zhdukur

22/03/1614:51

Shperndaje:


varke butrintLAJMI i FUNDIT – Mbytet një varkë peshkimi, 1 i zhdukur.  Nje varke peshkimi është mbytur sot ne liqenin e Butrintit. Babe e bir, Eduart e Santiago Shahini, 48 e 18-vjec, banues ne Ksamil, po mblidhnin rrjetat, kur varka ka marre uje nga dallget, si pasoje e motit te keq. Varka eshte mbytur dhe ka arritur te shpetoje vetem djali, nuk po gjendet Eduarti.
Nderkohe policia menjëherë ka publikuar një komunikatë ku shprehet :
Rreth orës 13:00, është marrë njoftimi se është mbytur një shtetas në liqenin e Butrintit. Menjëherë Shërbimet e Policisë pasi janë afruar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se: Dy shtetas: E.Sh dhe S.Sh (babë e birë, banues në Ksamil) kanë qenë duke peshkuar me një varkë të vogël në liqenin e Butrintit, vend të të cilin varka është përmbysur dhe për pasojë shtetasi: S.Sh (i biri, 18 vjeç) ka shpëtuar duke dale me not nga liqeni, ndërsa shtetasi: E.Sh (babai, 48 vjeç) nuk ka mundur të dalë dhe dyshohet të jetë mbytur në ujë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë po punojnë për gjetjen e trupit të këtij shtetasi si dhe janë njoftuar Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.

Kërkimet ende nuk kanë filluar

Kanë kaluar më shumë se 7 orë nga humbja në Liqenin e Butrintit të Eduart Shahini, 48 vjeç nga Ksamili dhe akoma nuk ka asnjë shenjë se ai mund t`i ketë mbijetuar dallgëve.
Kërkimet në liqen nga pulumbarëtakoma nuk kanë filluar.
I biri i 48-vjecarit, Santiago Shahini 18 vjeç është transportuar drejt QSUT për mjekim të specializuar.

Posted by Saranda Web on 2016-03-22

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndodhi në qendër të Sarandës: Automjeti godet 4 vazo, një motor dhe largohet
Zona e Lëkurësit bëhet resort/ Leja e dhënë në tokën e ndarë për familjet sarandjote
Debati për hapësirat publike, bashkia nuk jep asnjë përgjigje – VIDEO
Bizneset dhe familjet në Ksamil u furnizuan me ujë me autobote – VIDEO
Çështja e pastrimit shkakton debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak – VIDEO
Pika e karburantit Gega Oil & Ahmeti Travel kërkon Shitës Karburanti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.