Familjarët e Artan Hoxhës i çojnë “selam” drejtësisë

07/11/1621:30

Shperndaje:


14947665_1151292101591405_3465662533836085475_nFamiljarët e Artan Hoxhës, nga Saranda i kanë çuan selam drejtësisë shqiptare, që ta dënoj maksimalisht personin që vrau familjarin e tyre në një pikë karburanti, ose do të marrin vetë në duar “drejtësinë”
Përveç në Shqipërinë e veriut ku Kanuni ende funksionin sa i përket hakmarrjes, edhe në Shqipërinë e Jugut ky kanun duket se ka gjetur vend. Familjarët e Artan Hoxhës, nga Saranda i kanë çuan selam drejtësisë shqiptare, që ta dënoj maksimalisht personin që vrau familjarin e tyre në një pikë karburanti, ose do të marrin vetë në duar “drejtësinë”.
Reagimet e familjarëve vijnë vetëm një ditë pas vrasjes tragjike të A.H në pikë karburanti. Familjarët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar Arqil Koçi, 27 vjeç.
Vëllai i të ndjerit thotë se do të bëjë vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk vepron siç duhet. Kurse bashkëshortja e viktimës, Zana Hoxha, është shprehur për mediet se Artani ishte njeri punëtor dhe përpiqej sa më shumë për të nxjerrë të ardhura për familjen.
Pjesa më e madhe e parave, thotë ajo, shpenzoheshin për të blerë ilaçe për njërin nga dy fëmijët e sëmurë. Roja i karburantit në hyrje të Sarandës, Artan Hoxha u vra dje me çifte nga i riu Arqile Koçi, i cili grabiti shumën e parave 60 mijë lekë të reja. Autori u prangos brenda pak orëve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj
Ndahet nga jeta mjeku i nderuar Jaho Ballaci

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.