Njoftim i rëndësishëm nga Hipoteka e Sarandës
NJOFTIM
Mbështetur në nenin 70 të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën” datë 21.03.2019,
“Përjashtimet dhe shuarja e kamatëvonesave në regjistrim”
1. Të gjithë subjektet që gëzojnë një titull pronësie apo të drejtë reale, të fituar në përputhje me ligjin dhe të regjistrueshëm në regjistrat publikë, sipas nenit 193 të Kodit Civil, dhe që nuk kanë aplikuar për regjistrim pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda afatit ligjor, rivendosen në afat për aplikim 30 ditë, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 111/2018 “Për Kadastrën” datë 21.03.2019.
2. Të gjitha kamatëvonesat që janë gjeneruar nga sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, për shkak të mosaplikimit në kohë për regjistrim të dokumentacionit, sipas nenit 39 të ligjit 33/2012 “Për regjistrimin e pasuirve të paluajtshme”, të ndryshuar, shuhen.
3. Subjektet, që aplikojnë brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, paguajnë vetëm tarifën aktuale për regjistrimin e aktit.
4. Ky afat fillon nga data 25.03.2019 deri më datë 25.04.2019.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
26/03/1913:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
26/03/1913:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
26/03/1913:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
26/03/1913:30
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
26/03/1913:30