80-vjeçari gjendet i pajetë nga fqinjët, i treti në Çukë brenda 20 ditësh

28/01/229:44

Shperndaje:

Brenda 20 ditësh i treti i pajetë në Cukë, bashkia Sarandë

Brenda 20 ditësh regjistrohet i treti i pajetë i gjetur në fshatin Cukë, bashkia Sarandë.

Mëngjesin e sotëm. është gjetur i pajetë Andrea Capo 80 vjec. U gjet nga komshijtë e tij, pasi jetonte i vetëm se fëmijët i ka në emigracion në Greqi.

Policia ndodhet në vendngjarje, dyshohet të ketë ndërruar jetë para 2-3 orësh se trupi i tij ishte ende i ngrohtë. Nuk kishte shenja dhune ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 80 vjecarit.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë, pasi fëmijët janë larguar në emigracion.

Ky është fenomeni i këtyre viteve me të moshuarit në vendin tonë. Tanimë në fshatin Cukē thonë: Kush e ka radhën nga të moshuarit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Skandal në Ksamil / Deti mbushet me baltë, bota nënujore dhe muzeu në rrezik – VIDEO
I shpëtoi flakëve, përmbytja mbulon me gurë një shtëpi në Kopaçez – VIDEO
Ministrja e Brendshme: Monopatinat do të lejohen sërish, por me rregullore dhe masa sigurie
Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim
Eksportet e mandarinave të Konispolit, analizat do të kryhen në pikat kufitare
Havana Hotel në Sarandë kërkon Kuzhiniere për mëngjeset dhe Banakiere / Kamariere

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.