
7 mësues dhe 6 nxënës me Covid, NJVKSH vendim për mbylljen e shkollës



Sipas NJVKSH në Sarandë sot është bërë mbyllja e shkollës së mesme të përgjithshme “Qazim Pali” në Borsh.
Shkak për mbylljen e kësaj shkolle është bërë konfirmimi i 13 personave, 7 mësues dhe 6 nxënës, pozitiv me coronavirus.
Nga NJVKSH Sarandë u mor masa që shkolla në Borsh do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëshjetën do të qëndrojnë për dhjetë ditë në shtëpi, ndërsa më pas në varësi dhe të situatës do të merret një tjetër vendim.
Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit. Mes tyre edhe këta 6 mësues që dolën pozitiv me coronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat.
Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish. Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor.
Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Themelohet “Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit”
04/11/2119:17

Qytetari nga Polonia raporton në Saranda Web: Plazhi po shkatërrohet, hedhin inerte
04/11/2119:17

Nisma e Luleve: Nga sot Gjiri i Sarandës është i pastër nga gomat
04/11/2119:17

SARANDA ÇEL SEZONIN TURISTIK 2022 – VIDEO
04/11/2119:17

4 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve në “segmentin e aksidenteve”
04/11/2119:17

Tjetër aksident në “segmentin e aksidenteve”, ka të plagosur
04/11/2119:17

Auron Tare: Çështjen e Butrintit ta çoj në Senatin amerikan
04/11/2119:17

Pegasus Travel&Tours kërkon të punësojë Angjente Turistike dhe Agjent Zyre
04/11/2119:17

Rënia në Kategorinë e Dytë: Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i KS Butrinti
04/11/2119:17

NJOFTIM PUNËSIMI NË “ASI ROOFTOP HOTEL”
04/11/2119:17




Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
04/11/2119:17

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
04/11/2119:17

Vila Alvin, Apartament 1+1
04/11/2119:17

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
04/11/2119:17

Apartament për pushime në Sarandë.
04/11/2119:17
Suvenire

Suvenire nga Saranda
04/11/2119:17

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
04/11/2119:17

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
04/11/2119:17

Suvenire nga Saranda
04/11/2119:17

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
04/11/2119:17



