55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN

05/01/2318:17

Shperndaje:

55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN

  1. Ara ime varri im. LABËRI
  2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË
  3. Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
  4. Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË
  5. Atdheu mbi të gjitha. VLORË
  6. Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË
  7. Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR
  8. Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
  9. Bukë e hi në shtëpi. PËRMET
  10. Çdo hi në vatrën e tij. JUG
  11. Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
  12. Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
  13. Dardha bie nën dardhë. VLORË
  14. Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG
  15. Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
  16. Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
  17. Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
  18. Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
  19. Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
  20. Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
  21. Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
  22. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
  23. Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
  24. Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
  25. Gjuha bashkon kombin. JUG
  26. Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
  27. I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. JUG
  28. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
  29. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
  30. Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
  31. Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
  32. Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
  33. Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
  34. O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
  35. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
  36. Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
  37. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
  38. Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
  39. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
  40. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
  41. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
  42. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
  43. Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË
  44. Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
  45. Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
  46. Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
  47. Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. JUG
  48. Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
  49. Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri. SKRAPAR
  50. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
  51. Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË
  52. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
  53. Shqiptari s’e han trupin me bukë. VLORË
  54. Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
  55. Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË

55 FJALE TE URTA SHQIPTARE PER ATDHEUN


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.