500 Legalizime brenda vitit në Bashkinë Finiq
Më 2006 filloi të funksionojë edhe në qytetin e Sarandës Drejtoria e Legalizimit të objekteve të jashtëligjshëm (Aluizni), ashtu si ne te gjithe Shqiperinë.. Dhe të jashtëligjshme konsideroheshin të gjitha ato objekte (shtëpi, dyqane, magazina) të cilat u bënë të reja ose u meremetuan mbi të vjetrat, mbasi në të kaluarën nuk kishin tituj pronësie për asnjë objekt.
Nëse kjo drejtori, që nga viti 2006 e deri në vitin 2013, kishte legalizuar dhe dhë kishte pajisur me dhjetra tituj pronësie qytetarët te Sarandës, Delvinës, edhe fshatrat me kombësi shqiptare, në te gjitha fshatrat e minoretetit jane dhënë vetëm 8 tituj pronësie (pesë shtëpi dhe 3 dyqane).
Nga viti 2013 e deri ne vitin 2015 kjo drejtori kaloi ne varësinë e Drejtorisë së Vlorës dhe kopetencat i kaluan asaj. Në dhjetor te vitit 2016 u emërua drejtor i këtij institucioni Mariel Murati, një djalë sarandit, i cili u përkushtuar seriozisht kësaj pune pasiishte një sector i përfolur. Përvoja e tij pranë ish-kryebashkiakut të Sarandës, Stefan Çipa,dhe deputetit actual,i dha mundësi atij ta menazhoj më përparësi këtë problem.Pozicioni i tij në këtë post e vinte para përgjegjesisë edhe për një fakt tjetër qe kishte lidhje me legalizimin e pronave të Minoritetit Grek, gjë qe vihej re një lloj indiferentizëm me dashje , hezitim ose pa dashje. Dhe konkretisht,Marieli vuri re se proçesi i legalizimit në fshatrat e bashkisë se Finiqit ishte në vend numëro. Nuk këmbëngulëm që të na thoshte shkaqet, por na tha se kjo gjë i bëri përshtypje dhe shqetësimin e tij e percolli te eprorët e tij dhe iu vu punës me stafin e tij duke punuar me temp të lartë e me profesionalizëm e preokupim
Brenda një kohe të shkurtër mori në shqyrtim shumë dosje të bashkisë së Finiqit dhe janë në fazën përfundimtare shumë fshtra si: Vagalati, Qenurjo, Aliko, Vromero, Livadhja, Krane, Mesopotam, Finiq, Dhivër, Dhrovian dhe Lefterohor. Jane duke kontrolluar dosjet e fshatrave:Fanar, Jerme, Neohor…
Që nga dhjetorii 2016 e deri në tetor të 2017, u legalizuan dhe janë gati për tu ndarë 467 tituj pronesie në bashkinë e Finiqit. Duke folur për veshtirësitë qe ka hasur ky institucion, drejtori i saj zoti Murati terheq vemendjen e Bashkisë dhe të administratoreve të njesive vendore të kesaj bashkie, se janë apatik në bashkëpunimin e frytshëm me ne, duke na lehtësuar punën për të na sjellëlistat e emrave të qytetarëve qe kërkojnë legalizim. ‘Qe të përshpejtohet puna –thotë Marjel Murati-na duhet ky bashkëpunim dhe është detyrë e drejtuesve të Bashkisë Finiq të jenë me korrekt.Bile, bile duhet të jenë ata me të interësuar, më kërkues dhe të na venë para përgjegjesisë se është në interes të banorëve të tyre.’ Ai shton se duke pasur parasysh fjalet e Kryeministrit per prioritet ndaj minoritetit, kemi udhëzinn nga Ministri i Energjetikës dhe Insfrastukturës, dhe deputeti i Qarkut të Vlorës z. Damian Gjiknuri si edhe nga Drejtori i Përgjithshën i Aluiznit z. Artan Lame, që brenda vitit 2018 të mbaroj procesi i legalizimit në bashkinë e Finiqit dhe të zotët të marrin titullin e pronësisë. ‘Besoj me stafin tim, me ndihmën e Kryetarit të Bashkisë dhe të administratorëve ju siguroj se do ta mbarojmë në fund të gjashtëmujorit të pare të vitit tjetër. Kjo do të bëhët, dhe jam bindur, mbasi të sensibilizohen banorët ,të lajmërohen të gjithë të interesuarit, të paraqesin kërkësat në Drejtorinë tonë, drejt e pa ndërmjetës, dhe ta dinë se ky process bëhët falas.
Siç na informon Marieli, janë gati shumë tituj dhe të zotët, meqënëse janë në emigracion, nuk i kanë tërhequr, ndaj është i nevojshëm një komunikim metë interesuarit Familjarët dhe të afërmit e tyre t’i lajmërojnë, të vine t’i tërheqin që të bëhën de facto pronarët ë këtyre objekteve dhe të mos neglizhojnë.
Vangjel Papakristo
Panajot Boli
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
22/11/1719:14
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
22/11/1719:14
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
22/11/1719:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
22/11/1719:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
22/11/1719:14