48 orë nga zhdukja e mistershme e të riut në Sarandë

13/12/1612:54

Shperndaje:


Kanë kaluar 48 orë nga zhdukja e mistershme e 30-vjeçarit Aleks Laçi nga Dibra dhe akoma nuk ka asnjë rezultat nga kërkimet. Ditën e diel në një plazh në Kodër një i moshuar gjeti rrobat dhe pasaportën e tij në breg të detit. Nga ky moment policia kufitare e Sarandës filloi kërkimet, por që deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Familjarët e 30-vjeçarit Aleks Laçi bëjnë thirrje ndaj autoriteteve për të mos ndalur kërkimet por ato të intesifikohen. Gjithashtu familjarët drejtojnë apel ndaj kujdo që mund të ketë qoftë edhe informacionin më të vogël të kontaktojë me ta ose me policinë.  Familjarët nuk përjashtojnë mundësinë që djali të ketë dashur të zhduket dhe ka krijuar një alibi të tillë apo pas kësaj ngjarjeje te fshihet edhe ndonjë akt kriminal, por i druhen edhe mundësisë se 30-vjeçari mund t`i ketë dhënë fund jetës. abaz-lacialex-laci

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas muajsh izolimi – banorët hapin rrugën drejt Parkut Arkeologjik në Finiq
NEMESIS HOTEL në Sarandë kërkon 2 Sanitare dhe 2 Recepsioniste
Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA: prodedohet penalisht, Policia i merr telefonin
Ksamil Explore Office kërkon të punësojë Agjente për Zyrë Turistike
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon staf për sezonin turistik
CREPERI & PICERI KOKO në Ksamil kërkon Kamarier/e me eksperiencë. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.