4 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve në “segmentin e aksidenteve”

Një tjetër aksident mes 3 automjetesh ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës.

Raportimet nga vendngjarja bëjnë të ditur për Saranda Web se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ekspertë të fushës kanë sugjeruar se ky segment rrugor, nga Metoqi deri në hyrje të rrugës së pestë duhet të ndahet me trafikndarëse, pasi hyrjet dhe daljet e gabuara po bëhen shkak i aksidenteve të shumta dhe me pasoja të rënda.

Saranda çel sot sezonin turistik, por përveç aktiviteteve argëtuese në Bulevard, duket se nuk është marrë asnjë masë tjetër, madje as rrugët nuk janë vijëzuar

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.