4 këshilltarë të PD bashkuan votat me pushtetin, reagon Matilda Qurku. PD hesht përballë krizës

31/05/2519:03

Shperndaje:

Votat pro për “Polin e Zhvillimit Turistik” tronditin opozitën – PLL përjashton dy këshilltarë, PD hesht përballë krizës politike në Sarandë

Në një mbledhje të tensionuar të Këshillit Bashkiak Sarandë, u miratua me 19 vota pro marrëveshja për bashkëinvestimin mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë për projektin e shumëpërfolur “Poli i Zhvillimit Turistik”, i njohur ndryshe si projekti i Ekokampusit. Miratimi u arrit falë votave të mazhorancës, por edhe me dy vota nga këshilltarët e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe katër vota nga këshilltarët e Partisë Demokratike (PD).

 

Ky zhvillim ka shkaktuar një tërmet politik në radhët e opozitës, duke nxjerrë në pah ndarje të thella dhe mungesë të disiplinës politike.

 

4 këshilltarë të PD bashkuan votat me pushtetin, reagon Matilda Qurku. PD hesht përballë krizës

 

Partia Lëvizja e Legalitetit reagoi menjëherë dhe me vendosmëri, duke përjashtuar pa kthim dy këshilltarët e saj, duke theksuar se vota e tyre “bie ndesh me vlerat dhe vizionin e partisë” dhe se është një “akt i pafalshëm që tradhton qytetarët dhe interesin publik”.

 

Ndërkohë, Partia Demokratike – më e madhja në opozitë – vijon të heshtë, pavarësisht se katër nga këshilltarët e saj bashkuan votën me pushtetin lokal, duke kontribuar direkt në miratimin e një marrëveshjeje që mbetet e kontestuar nga një pjesë e madhe e opinionit publik.

 

Si është e mundur që PD nuk ka ende një qëndrim?

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë qartësi, transparencë dhe përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre, heshtja e Partisë Demokratike është jo vetëm e pashpjegueshme, por një akt i rëndë mosinteresimi dhe papërgjegjshmërie politike. Kjo heshtje lë të kuptohet ose një pajtim të heshtur me vendimin, ose një krizë të brendshme që nuk po menaxhohet.

 

Ndërkohë, kandidatja për deputete e PD-së në Sarandë, Matilda Qurku, ka reaguar publikisht, por jo për partinë e saj – ajo përshëndeti vetëm veprimin e PLL-së, duke thënë se:

 

“Përshëndes vendimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit për përjashtimin e këshilltarëve të saj pas votimit pro vendimit për Ekokampusin në Këshillin Bashkiak.
Ky është një shembull i përgjegjshmërisë politike dhe i respektimit të vullnetit të qytetarëve që duhet të ndiqet nga të gjitha partitë opozitare.
Këshilltarët që nuk i binden vendimeve politike dhe nuk mbrojnë interesin publik, nuk mund të përfaqësojnë më qytetarët. 

Besnikëria ndaj votuesve dhe mbrojtja e interesit të komunitetit duhet të jenë parimet udhëheqëse të çdo përfaqësuesi lokal apo qendror.”

 

 

Fjalë të forta, por që bie në kontrast të plotë me heshtjen e strukturës lokale të PD-së, e cila duhet të japë llogari për vendimin e këshilltarëve të vet dhe të qartësojë qëndrimin zyrtar ndaj kësaj marrëveshjeje që do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen urbanistike dhe turistike të qytetit të Sarandës.

 

Partia Demokratike duhet të dalë publikisht dhe t’u japë qytetarëve një përgjigje të qartë: A ishin votat pro të këshilltarëve pjesë e një vendimi politik, apo një akt i vetëshpallur që do të ketë pasoja?

 

Qyteti kërkon përgjegjësi. Heshtja nuk është më një opsion.

 

 

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Digital City Delivery në Sarandë kërkon Motorist për shpërndarje
Restorant “Mr. Crabs” në Ksamil punëson staf. Ofrohet akomodim + ushqimi
4 këshilltarë të PD bashkuan votat me pushtetin, reagon Matilda Qurku. PD hesht përballë krizës
The Queen’s Lion Hotel kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Digjet tërësisht automjeti në Lukovë – FOTO
Dyqani One zgjeron stafin dhe kërkon Operatore në dyqan & Promotore në terren

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.