4 çunat nga Saranda pjesë e bandës kriminale ESKO në Greqi. Policia publikon emra dhe foto

26/11/2215:29

Shperndaje:

Banda ESKO u shkatërrua pasi një shqiptar dhe një police 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje.

Policia greke ka publikuar emrat dhe fotot e një pjese të bandës ESKO, ku përfshihen 10 shqiptarë dhe 4 grekë:

  1. Ramazan Rushit, 28 vjec nga Pogradeci
  2. Marko Qafa, 25 vjec nga Berati
  3. Sigi Rustemaj, 28 vjec nga Vlora
  4. Ermir Meta, 31 vjec, nga Corovoda
  5. Veli Qose, 25 vjec nga Xarra, Konispol
  6. Vasil Suloti, 33 vjec, nga Aliko, Finiq
  7. Ermin Ferhati, 27 vjec “Esko”
  8. Vasil Vasili, 30 vjec, nga Vergo, Delvine
  9. Greant Kalanderi, 33 vjec
  10. Jurxhino Dura, 28 vjec nga Ksamili, Sarande

Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

“Esko” akuzohet për 5 vepra penale. E para ka të bëjë me rrëmbimin e djalit 17-vjeçar të një gazetari më 11 maj 2019. Grupi i tij me të paktën 10 shqiptarë e grekë ka rrëmbyer të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati. Ata e kanë goditur, i kanë vënë kapuc në kokë dhe e kanë dërguar në zonën ku qëndronin.

Fëmija u mbajt peng për shumë orë nga grabitësit shqiptarë, të cilët i morën celësat e shtëpisë për të grabitur. Në momentin e sulmit, në shtëpi ishin prindërit dhe vëllai i vogël. Gazetari, në përpjekje për të mbrojtur familjen është përleshur me bandidtët, po rata e rrahën dhe e plagosën me thikë.

Një nga autorët u vu në pranga rreth 8 muaj pas ngjarjes. “Esko” nuk ishte arratisur në Shqipëri, por kishte gjetur strehë në godinën e vjetër të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”.

Akuza tjetër ka të bëjë me vjedhjen e disa pajisjeve në Universitet me vlerë mbi 300 mijë euro ndërsa akuzat e tjera për grabitje dhe trafik droge. Akuza e fundit është për vjedhje në disa dyqane në një qendër tregtare.

Ndonëse operacionet e mëparshme u dekonspiruan prej lidhjes së një policeje greke me kreun e bandës, së fundmi është zhvilluar një operacion që ka sjellë arrestimin e shqiptarit, i cili u plagos nga efektivët teksa përpiqej të arratisej.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.