33-vjeçari gjendet pa jetë në automjetin e aksidentuar

17/11/2417:17

Shperndaje:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Vrinë të Bashkisë Konispol, ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij të aksidentuar.

Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal në aksin Vrinë-Butrint.

 

 

 

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi Karoshi nuk iu përgjigjej telefonatave të familjarëve. Mjeti dhe trupi i pajetë i tij janë gjetur sot nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Klodian Karoshi, i cili ishte prind i një fëmije dhe djalë i vetëm në familje, ka lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit e tij.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.