3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë

18/08/229:22

Shperndaje:

Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve në Sarandë pas vrasjes së Klodian Bakiajt as sherrit për parkingun. Në pranga kanë rënë autorët vëllezër Xhanelo Taraj e Xhoi Taraj dhe punëdhënësi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

-Xhanelo Tarja 24 vjeç dhe Xhoi Tarja 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Klodian Bakia 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj
Ndahet nga jeta mjeku i nderuar Jaho Ballaci
Hotel ARI kërkon Punonjëse për Mëngjeset, Pjatalarëse dhe Punonjëse për hotelin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.