28 grupe dhe 800 valltarë marrin pjesë në Festivalin e Këngës dhe Valles në Livadhja

16/07/2311:29

Shperndaje:

Festivali është zhvilluar për herë të parë dhe qëllimi i tij sipas organizatorëve është mbajtja gjallë e tradiditave kulturore të zonës së minoritetit dhe promovimit turistik dhe kulturor të zonës. Grupet artistike në këtë festival, ndryshe nga cfarë ndodh zakonisht, kanë ardhur me shpenzimet e tyre. Synimi i organizatorëve është që ky festival të kthehet në një traditë..

Për të nderuar këtë festival ka marrë pjesë edhe ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, Konsulli grek në Gjirokastër Dhimitri Saharidhis, përfaqësues nga disa bashki në Greqi. Ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi e cila përshëndeti edhe këtë eveniment, të cilin e cilësoi “eveniment madhështor”.

Gëzohem shumë që jam mes jush sot, është një event mashështor, takimi më madhështor që kam parë këtu në Shqipëri. Falenderoj shumë organizatorët e këtij takimi dhe veçanërisht presidenten e Shoqatës.

Gjithashtu falenderoj bashkinë Finiq për mbështetjen dhe përfshirjen në këtë organizim të suksesshëm të këtij takimi të shkëlqyer. Gjithashtu dua të falenderoj të 800 valltarët dhe valltaret që erdhën sot këtu bashkë me ne nga Greqia, por edhe nga gjitha zonat e minoritetit grek në Shqipëri për të ndarë me ne traditat muzikore të zonave të tyre, ka thënë ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.