2 TË PLAGOSURIT E AKSIDENTIT NË KSAMIL TRANSPORTOHEN ME HELIKOPTER – VIDEO

23/10/2215:19

Shperndaje:

2 të plagosurit në aksidentin e ndodhur në Ksamil transportohen drejt Tiranës.

Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët fillimisht janë transportuar në spitalin e Sarandës, u dërguan me helikopter drejt Tiranës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.