135 raste të reja me Covid. Në Sarandë, Delvinë, Finiq asnjë rast

07/08/2014:12

Shperndaje:


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO
Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO
Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.